zoom

Lajme

Opozita bojkoton Komisionin Antikorrupsion, Xhafaj: Keqardhje, kanë rol të rëndësishëm

Komisioni Antikorrupsion me drejtues Fatmir Xhafajn zhvillon sot mbledhjen e parë të konstituimit.

E pranishme është edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe ministrja Elisa Spiropali. Por siç edhe kishte paralajmëruar, Opozita ka bojkotuar mbledhjen.

Nërkohë Xhafaj u bëri thirrje të ulen në tryeze për të punuar për çështje jetike për të ardhmen e vendit.

“I keqardhur që opozita nuk i është përgjigjur kësaj ftese për bashkëpunim, këtij detyrimi të përbashkët për angazhim në këtë komision që buron nga kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Ky komision do adresojë çështje me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit, përtej interesit të partive tona,  i shërben forcimit dhe modernizmit të shtetit, të ardhmes së vendit tonë”, tha Xhafaj.

Edhe Spiropali bëri thirrje ndaj Opozitës, duke kujtuar se “nuk integrohet Qeveria, por Shqipëria”. Teksa po sot Opozita po zhvillon një protestë të radhës para Bashkisë së Tiranës. /ZOOM.AL/