zoom

Lajme

Socialistët braktisin sërish Shëndetësinë, Vokshi-Ndrecës: Nisët me kërcënime, s’keni parë gjë…

Socialistët braktisin për herë të dytë brenda ditës mbledhjen te Komisioni Hetimor për Shëndetësinë. Debate të ashpra, akuza dhe tensione ka pasur në komision gjatë dëgjimit të dëshmitarëve të thirrur.

Kryetarja Albana Vokshi dhe nënkryetari Plarent Ndreca patën një debat me tone të ashpra që çuan deri në largimin e socialistëve nga mbledhja.

Mazhoranca e kishte lënë sallën gjatë raportimit të përfaqësuesit të KLSH-së, teksa u hodhën akuza nga dy palët dhe u desh pushimi i shkurtër që të riktheheshin. Por edhe vijimi solli tensione mes deputetëve, duke e kthyer situatën në pikën zero (foto kryesore nga boshatisja e Komisionit prej socialistëve).

Pjesë nga diskutimi:

Vokshi: Ke monopolizuar. Qetësohu. Po fyeni. Do t’ju përjashton nga komisioni. Nuk kërcënoni dot ju. Kush je ti? Ke monopolizuar komisionin do ta drejtosh. Lëre deputetin të flasë.

(Ndreca ngrihet që të largohet).

Vokshi: Kur të qetësohesh eja sërish.

Ndreca: Nëse pranon fyerjet…

Vokshi: Qetësohu se denoncime të tjera do të kesh o zoti Ndreca. Vetëm me një dhe shih si u bëre. Nuk ke parë asgjë akoma. /ZOOM.AL/