Aplikacion
Kreu i grupit parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, nga Kuvendi ka reaguar ashpër për vendimin për shtyrjen me një ditë të seancës plenare. Ai tha se maxhoranca e ka kthyer Kuvendin në dyqan personal, ndërsa lëshoi akuza në drejtim të refuzimit të kërkesës për interpleancë me Ramën, të kërkuar nga deputetët e opozitës.
“Sot është e mërkurë dhe vendosët që Kuvendin ta trajtoni si dyqanin tuaj personal. Në cilësinë e drejtueses së seancës sqaroni qytetarët për ndryshimin e ditës së seancës. Ka dalë në media një arsye banale, nëse është kjo, është një kat i turpshëm dhe distancohemi nga ajo arsye banale që zhvendos axhendën e Kuvendit. Kërkesa për interpelancë urgjente përfshihet si pikë e parë e rendit, nëse nënshktuhet nga 7 deputetë.
Jeni kthyer në banalë në gjithçka bëni. Kryetarja e Kuvendit e cilësoi si cënim i nderit dhe dinjitetit të Ramës. Nëse kishte nder të mos jepe tendera për familjarët por të mirëmenaxhonte paratë publike”, tha Bardhi ndër tëtjera.
Kurse deputetja Albana Vokshi e ka quajtur të turpshme faktin që emri i Sali Berishës nuk është lexuar kur është lexuar kërkesa e bërë nga 7 deputetë të PD për interpelancë me kryeministrin Edi Rama.
Debati në seancë:
Vokshi: As emrin nuk ia përmendni. Është firmosur nga zoti Sali Berisha, kryetari PD-së. Kjo është e turpsjhme. Nuk guxoni që t’ia lexoni as emrin që të bëjë interpelancë me Ramën. E keni aty. Është i pari mes 6 emrave. Më jepni 10 minuta.
Felaj: Duhet të flisni për çështjen e ditës, jo për procedurë. S’jua jap dot 10 minuta për procedurë. Respektoni rregulloren.
Felaj-replikë me Spahon: Ku e gjeni ju të drejtën, kur nuk ia ka dhënë gjykata të drejtën. Ku e gjeni të drejtën juve? Zotit Berisha i është ndalura pjesëmarrja në Parlament, me vendim gjykate.
Vokshi: Nuk mund të bëni komente ndaj çdo deputeti të opozitës. Nuk mund të ndërhyni. Jemi deputetë që përfaqësojmë qytetarët, kush jeni ju që të na mësoni se çfarë do të flasim. Ju as emrin nuk ia lexoni dot Berishës, se ju tmerron. Kush është ai vendim gjykate? Po mashtroni përsëri që Berisha të ushtrojë të drejtën e deputetit. /ZOOM.AL/
Paralajmërohet publikimi i dosjes “bombë”: Politikanë të lartë dalin te “Toyota Yaris”