zoom

Aktualitet

Policia arreston 35-vjeçaren në Fier. Drejtonte makinën e dehur

Policia Rrugore ka arrestuar një 35-vjeçare banuese në fshatin Novoselë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. P., 35 vjeç, banues në Fier, pasi me automjetin që drejtonte, ka dëmtuar lehtë shtetasen E. M., këmbësore.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. B., 32 vjeç, dhe A. Gj., 34 vjeç, të dy banues në fshatin Petovë, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime pa leje, në banesat e tyre.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. T., 49 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 35 vjeç, dhe F. B., 36 vjeç, pasi dyshohet se kanë përndjekur një 15-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
–
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 08.06.2024, për largimin nga banesa të një shtetaseje 42 vjeçe, ju informojmë se kjo shtetase është gjetur dhe është kthyer në familje, në gjendje të mirë shëndetësore.
Mesditën e djeshme, në fshatin Darëzezë, Fier, dyshohet se nga një shkëndijë elektrike në shtyllat e tensionit të lartë, ka rënë zjarr dhe nga përhapja e flakëve janë djegur tokat e 3 banorëve të këtij fshati. Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.