zoom

Bota

Irani i mohon akuzat publikisht: S’jemi të përfshirë në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit

Irani ka mohuar çdo përfshirje në sulmet e paprecedenta të nisura nga Hamasi brenda Izraelit, që pas sulmeve të 7 tetorit të kaluar.

“Ne qëndrojmë të vendosur në mbështetjen e palëkundur të Palestinës, megjithatë, ne nuk jemi të përfshirë në reagimin e Palestinës pasi çdo vendim merret vetëm nga ata”, tha në deklaratë misioni i Iranit në OKB.

“Masat e vendosura të marra nga Palestina përbëjnë një mbrojtje plotësisht legjitime kundër shtatë dekadave të regjimit shtypës dhe krimeve të urryera të kryera nga regjimi i paligjshëm sionist”, thuhet në deklaratë. /ZOOM.AL/