zoom

Aktualitet

Mbyllet protesta te Bashkia, u kërkua dorëheqja e Veliajt. Ja kur mbahet tubimi i radhës…

Për rreth 1 orë e gjysmë, opozita protestoi para Bashkisë së Tiranës, ku kërkoi edhe këtë herë dorëheqjen e kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Mësohet se protesta e radhës është njoftuar se do të mbahet të mërkurën, në orën 11:00.

Protesta e sotme u shoqërua me tensione, ku protestuesit e opozitës dogjën gomat, ndërsa policia u kundërpërgjigj me spraj lotsjellës dhe ujë. U lëndua një polic dhe nuk munguan incidentet.

Ndërkohë, disa përfaqësues të opozitës, mes tyre Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Bledjon Nallbati, pësuan lëndime në sy për shkak të gazit lotsjellës, teksa protestonin. /ZOOM.AL/