zoom

Bota

Prej 4 ditësh i zhdukur, gjendet i vdekur në ishullin grek gazetari i BBC

Gazetari i BBC, Michael Mosley është gjetur i vdekur në ishullin grek Simit.

Ai u zhduk që prej të mërkurës dhe ekipet e emergjencës ishin vënë në kërkim të tij.

Pas disa orësh kërkime, ai u gjet i pajetë në zonën e Agjia Marina.

67-vjeçari ishte me pushime në ishullin grek. Ai ishte larguar mesditën e të mërkurës nga shtëpia e miqve për të shëtitur dhe më pas nuk u kthye më.

Dyshohet se gazetari ra nga një shkëmb dhe gjeti vdekjen e menjëhershme, por autoritetet po presin raportin e mjekut ligjor për të zyrtarizuar shkakun e vdekjes së tij.