Aplikacion
Rikthimi i tensioneve në Kuvend ka qenë shkak i një debati të ashpër në studion e “Top Story” mbrëmjen e djeshme, mes ish-deputetit demokrat dhe kandidatit për kryebashkiak të Elbasanit, Luçiano Boçi dhe analistit Lorenc Vangjeli.
Ky i fundit kritikoi aksionin e opozitës me djegie gomash dhe përplasje në Kuvend, por që solli reagimin e ashpër të Boçit. Nuk munguan as ironitë dhe fyerjet me përmnbajtje deri s*ksuale.
Debati në studio:
Lorenc Vangjeli: Myteberët pa mend dhe pa tru, me muskuj që dinë të djegin goma, por nuk kuptojnë nga politika, janë qasur për shkak të mënyrës refraktare të të bërit opozitë.
Luçiano Boçi: O Lorenc se ti je edhe gazetar me etikë, kush janë këta myteberët që thua ti? Ç’e ke këtë gjuhë që përdor ti, duke qëndruar edhe në ato mitingjet me Ramën ke marrë ato reflekset e gjuhës së Ramës.
Vangjeli: Mos mo, pash Zotin!
Boçi: Jo mo pash Zotin se ishe shumë i lumtur ku ishe në Itali apo Greqi.
Vangjeli: Po pse sillesh si nallban që shikon miza dhe do t’u vësh patkoj?
Boçi: Ata njerëz që dalin aty dhe protestojnë, ti i quan myteberë.
Vangjeli: Fola për ju që jeni në sallë.
Boçi: U the atyre që djegin goma.
Vangjeli: Tërhiqe, tërhiqe.
Boçi: Aaa fole me mendjen tënde ti?
Vangjeli: Ju mor i digjni gomat, ju i digjni gomat sepse nuk kuptoni nga politika.
Boçi: Qenke burrë i fortë ti se po ma thua mua?
Vangjeli: Të jesh i paditur nuk është nuk është ndonjë problem i madh.
Boçi: Ti je shërbëtor mor. Ta ka thënë Andi “supën e ke siguruar sot”? Po flas me gjuhën e një kolegut tënd, e kape supën për sot.
Vangjeli: Unë do të dal të pi një cigare, do të të jap një lollipop ta mbash në gojë.
Boçi: Ti flet me gjuhën e atij.
Vangjeli: Do të ta jap ta mbash në gojë.
Boçi: Atë mbaje ti dhe fute ku të duash. Mbaje gojën.
Vangjeli: Po të jap 100 lekë, shko merr një pako fara dhe kusurin mbaje.
Boçi: Fute atje ku të pëlqen më shumë.
Grida Duma: Stop, stop, stop.
Boçi: Stop me mua, se unë ta jap përgjigjen kollaj fare.
Vangjeli: Po ta them edhe njëherë, je i paditur ti megjithë ata të tjerët.
Boçi: Nuk jam nga ata që i them një pisi “ndjesë”. Ta jap përgjigjen mirë unë ty.
Vangjeli: Mbaje kusurin, shko ha fara.
Boçi: Fute atje ku të pëlqen më shumë se vjen këtu dhe bën si trim ti i madh ti.
Vangjeli: Unë bëj si i mençur përballë teje.
Boçi: Ta jap përgjigjen unë ty Lorenc Vangjeli, çfarë të duket vetja ty mo.
Grida Duma: Kalojmë në hapësirë publicitare. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet