zoom

Lajme

PD mbyll protestën te Parlamenti, Argita Malltezi: S’ka shans ligjor t’i hiqet mandati Berishës…!

U mbyll protesta e opozitës përpara Parlamentit, pas tensioneve, molotovit, tymseve, djegies së gomave dhe thirrje për dorëheqje të qeverisë “Rama”.

Protestuesit kanë mbyllur protestën, teksa Flamur Noka iu ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndahen, edhe për shkak të temperaturave të larta dhe tashmë opozita do të protestojë të hënën në orën 11:00.

Policët janë duke u larguar, protestuesit u larguan edhe më herët. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë në vendet ku janë djegur gomat, po bëhet fikja e zjarrit, teksa pas u la kaos dhe rrëmujë.

Në protestën e sotme ka pasur tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë. Protestuesit tentuan që të çajnë kordonin, por policia nuk ka lejuar që protestuesit të depërtojnë më tej. Efektivët kanë hedhur spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Në protestën e sotme të opozitës, e pranishme ishte edhe vajza e ish-kryeministrit Argita Malltezi. Malltezi, në një intervistë për “News 24”, tha se protesta e sotme kishte nerv opozitar. Ajo tha se nuk ka asnjë shans ligjor që Sali Berishës t’i hiqet mandati i deputetit.

“Sot protesta kishte nerv opozitar. Nuk ka asnjë shans ligjor që Sali Berishës t’i hiqet mandati. Berisha nuk është nën akuzë, është thjesht në fazë hetimi. Mandati hiqet kur pa arsye nuk shkohet në parlament dhe kur ka vendim të formës së prerë. Asnjë nga këto kushte nuk plotësohen në rastin e Sali Berishës”, u shpreh ajo në mbyllje të tubimit. /ZOOM.AL/