Aplikacion
Pasi e ka paralajmëruar disa herë për gjithën e përdorur, kryetarja e Parlamentit ka paralajmëruar kreun e grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, me përjashtim nga seanca.
Pak më parë vendim për përjashtimin nga seanca u mor edhe në lidhje me deputetin Flamur Noka.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka replikuar me deputetin e PD-së, Flamur Noka, ku ky i fundit ka sfiduar vendimin e saj për përjashtim, duke mos dalë nga salla e Kuvendit.
Ai ka tentuar që t’i ndërpresë fjalën deputetit socialist, Nasip Naço, ndërsa i ka marrë mikrofonin. Sakaq, në këto momente Noka është përplasur me një prej gardistëve.
Nikolla ka paralajmëruar Nokën që të ikë nga salla, në të kundërt Sekretariati i Kuvendit do të marrë të tjera masa.
Noka i tha: “Je përfaqësuese e turpit!” Teksa Nikolla iu përgjigj: “Turpi jeni ju. Unë përfaqësoj familjen time. Nuk më intimidoni dot, s’më kërcënoni dot!”. /ZOOM.AL/