zoom

Bota

Përmbytjet gjunjëzojnë Gjermaninë, deri tani 5 viktima. Rrezikohen Austria dhe Hungaria

Moti i keq ka gjunjëzuar edhe Evropën Verilindore. Ujërat e përmbytjeve po vijojnë që të rriten në pjesë të ndryshme të Gjermanisë jugore dhe tashmë po përhapen edhe në Austri e në Hungari.

Pesë persona tashmë janë konfirmuar të vdekur nga moti i keq. Shiu i madh ka çuar në daljen nga shtrati të lumenjve në Bavari dhe në Baden-Uurttemberg.

Një nga viktimat ishte edhe një grua, që u rrëmbye nga shirat, teksa ndodhej në automjet. Në disa qytete gjermane niveli i ujit ka shkuar deri në 10 metra, që është një rekord më vete për më shumë se një dekadë.

Nivelet e Danubit janë rritur gjithashtu në Austri dhe Hungari. Danubi doli nga shtrati në Linz, duke lënë të zhytura në ujë zonat afër brigjeve të lumit. Edhe dëmet materiale janë të konsiderueshme. /ZOOM.AL/