zoom

Aktualitet

Thellohet tragjedia e Velipojës/ Humb jetën edhe vajza tjetër e familjes Gjoka

Ka ndërruar jetë në Itali edhe vajza e dytë e familjes Gjoka nga Gajushi i Lezhës, anëtarët e së cilës mbetën të plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Pavarësisht trajtimit mjekësor, Klarisa Gjoka 15 vjeçe nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Disa ditë më parë gjeti vdekjen dhe motra e saj, Daniela Gjoka 19vjeçe.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme është zhvilluar ceremonia mortore për 19-vjeçaren. Në gjendje të rëndë mësohet se është edhe nëna e fëmijëve.

Më 4 korrik, një bombol gazi shpërtheu në një hotel në Velipojë duke plagosur rëndë një nënë 40-vjeçare dhe tre fëmijët e saj, dy prej tyre të mitur dhe një 19 vjeç.

Postime të lidhura