zoom

Bota

Gjermania kërcënohet nga përmbytjet më të mëdha në histori, jugu në prag katastrofe

Javët e fundit në Gjermani vendi është përballur me reshje të shumta shiu. Por nga shirat e dendura dy ditët e fundit rrezikohet jugu i vendit.

Nga rreziku i përmbytjeve janë të prekura dy lande, Bavaria dhe landi Baden-Vyrtemberg.

Në këto lande është në fuqi shkalla më e lartë e alarmit, ndërkohë që disa qarqe gjermane në jug shpallën ndërkohë gjendjen e katastrofës.

Në shumë rajone priten përmbytje, madje flitet për përmbytje të shekullit, sepse niveli i ujërave të lumenjve po rritet me shpejtësi.

Në Mekenbeuern 1300 vetë duhet të largoheshin nga shtëpitë për shkak të rrezikut akut të përmbytjeve. Autoritetet i cilësojnë këto si përmbytjet më të mëdha në histori, nëse parashikimet e meteorologëve rezultojnë të vërteta dhe intensiteti i reshjeve nuk ndërpritet në vijim. /ZOOM.AL/