zoom

Lajme

Mbajti babanë e vdekur dy muaj në shtëpi, rrëfimi i djalit: E dogja se po vinte era, po copëtohej!

Detaje të tjera tronditëse janë zbuluar në lidhje me ngjarjen makabre të ndodhur në Greqi, kur djali ka djegur të atin. Dyshohet se i moshuari kishte ndërruar jetë që në muajin shkurt.

57-vjeçari ka treguar se arsyeja se përse e ka djegur trupin e pajetë të të atit, ka qenë se nuk e duronte dot më aromën e keqe që vinte nga trupi i dekompozuar.

“Nuk mund ta duroja më erën dhe më duhej ta digjja. I moshuari kishte vdekur që në muajin shkurt, por nuk kisha para për ta varrosur, ndaj duhej ta digjte. Unë nuk e copëtova. Ndërsa e mbaja me dyshek, disa pjesë u shkëputën nga trupi”, tha ai në rrëfimin e tij.

Ndërkohë pranë shtëpisë ku u gjet dje i djeguri, në një kosh plehrash janë gjetur një kokë dhe këmbë. Informacionet sugjerojnë se këto mund të jenë pjesë njerëzore që i përkasin të moshuarit. Ekzaminimi mjekoligjor pritet të zbardhë rastin misterioz. /ZOOM.AL/