zoom

Aktualitet

Kërkoi lirinë se i rrezikohej jeta nga klaustrofobia, GJKKO lë në burg Erzen Breçanin. Ekspertët…

Gjykata e Posaçme rrëzoi sot kërkesën e ish-kryepolicit Erzen Breçani, i cili pretendonte se po i rrezikohej jeta në qeli, ku ndodhet i izoluar prej muajsh, pas operacionit të bujshëm të SPAK për dosjen voluminoze SKY ECC, bashkë me të birin dhe biznesmenin Ervin Mata, që janë ende në arrati.

Erzen Breçani kërkoi lirimin nga qelia me pretendimin se i rrezikohet jeta për shkaqe shëndetësore dhe vuan nga sindroma e Klaustrofobisë (frika për të qëndruar në ambiente të mbyllura). Ndërkohë që i është bëhet ekspertiza mjekësore nga ekspertët dhe konstatuan se kjo sindromë nuk paraqet rrezikshmëri jete.

Breçani është i arrestuar për pastrim të parave të drogës, me kompaninë e tij private. Ky i fundit u arrestua pas zbërthimit të përgjimeve të aplikacionit SKYECC, që çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, i drejtuar nga Ervin Mata, me motrën e të cilit isht i fejuar djali i ish-kryepolicit.

Në seancën gjyqësore të kaluar u caktua që të pyeten ekspertë të mjekësisë, pasi Breçani tha se vuante nga klaustrofobia (frika nga qëndrimi në hapësira të mbyllura si bodrumet, tunelet, shpellat, ashensorët apo qelia e burgut). Ndërkohë, Breçani tha se i rrezikohej jeta në qeli.

Kujtojmë se Breçani u arrestua në nëntor të 2023 dhe akuzohet për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Më 20 nëntor, SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal. Ai nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat, duke thënë se nuk e dinte se me çfarë merrej i biri.

Kurse SPAK pretendon se ka përgjime ku Breçani flet për investime me shifra deri në 500 mijë euro me Ervin Matën, që është njëkohësisht vëllai i të fejuarës së djalit të Erzen Breçanit.

Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan 5 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish-drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati, të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Po ashtu në Spanjë u arrestuar Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim. /ZOOM.AL/