Aplikacion
33-vjeçarja që u lidh e më pas u abuzua seksualisht dhe u dhunua është identifikuar si Gabriela Çelaj nga Kuçova.
Mediat fqinje shkruajnë se ajo kishte shkuar me dëshirë në shtëpinë e 27-vjeçarit Mohamad Odi, ku më pas u përdhunua.
Efektivët mbërritën në banesë pas njoftimit nga fqinjët që dëgjonin të bërtitura “Ndihmë, ndihmë”.
Ata e gjetën Gabriela Çelajn të lidhur në të gjitha gjymtyrët, të dhunuar në kokë e trup e të plagosur me thikë në kofshën e majtë.
Ajo u transportua në spital, ku u mor në pyetje dhe identifikoi autorin.
27-vjeçari nga Palestina u arrestua nga policia greke.
Ai u ndalua gjatë një kontrolli të rastësishëm në rrugë, ku ju gjet një thikë.
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës