Aplikacion
Arrazi, babai i 3 fëmijëve, akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes së familjarëve të tij, vepër penale që e ka mohuar gjatë hetimeve dhe në Gjykatë.
Teksa provat e reja dhe analiza e grupit hetimor kanë ngritur hipoteza të reja mbi vetëvrasjen e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj. Është provuar që nëna e re me tre fëmijët e saj e ka kaluar urën e Bunës e më pas në këmbë i është drejtuar zonës së mbuluar me shkurre dhe zhavorr që gjendet në këmbën e urës së Bunës, në krahun që ikën për në Muriqan.
Aty është gjetur një kukull dhe disa letra çokollatash. Hetuesit dyshojnë se nuk mund të hidheshin të 4 njëherësh në lumë dhe po verifikojnë nëse ka pasur tjetër person afër. Akti shihet si shenjë hakmarrje ndaj bashkëshortit dhe tradhtisë së tij, pas lidhjes me një vajzë 17-vjeçare. Për shkak të dhunës psikologjike të vazhdueshme, Erdgys Arrazi, është sot në pranga nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes.
Në një video të publikuar, takimi i fundit i viktimave ishin me kunatën, gruan e vëllait të Erdgysit dhe Alma i ka thënë se kishte parë të shoqin me vajzën tjetër, teksa më pas erdhi akti i flijimit. Trupat e viktimave u gjendën pas kërkimeve treditore, nga Shkodra në ujërat kufitare të Malit të Zi. /ZOOM.AL/