zoom

Aktualitet

DETAJE/ Si u planifikua dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi. Porositësi refuzoi t’i jepte lekët

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e ish-Bllokut, ku u dhunua brutalisht avokati Sokol Mëngjesi.

Shkak për ngjarjen u bë një çështje gjyqësore për një pronë, e ndjekur nga Sokol Mëngjesi.

Kanë qenë në total 8 trashëgimtarë të përfaqësuar nga avokati Sokol Mëngjesi.

Pasi kanë fituar pronën, Dritan Nano, një nga 8 trashëgimtarët nuk ka pranuar zbatojë kontratën, duke refuzuar të paguajë studion ligjore ka qënë Dritan Nano.

Për këtë arsye, avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur duke hedhur në gjyq Nanon.

Sokol Mëngjesi bllokoi pronën e Nanos me përmbarim duke mos lejuar që t’a shisnin.

Dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar. I gjendur në këtë situatë, dyshohet se ai ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore dhe familjare duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Avokati dhe Dritan Nano janë takuar para një muaji, por nuk kanë rënë dakord për detajet e zbatimit të kontratës.