zoom

Lajme

Dhunimi i avokatit, Balla akuzon opozitën: Policia po heton, u hodh kazan me helm për publikun…!

Dhunimi barbar i avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha mëngjesin e sotëm në ish-Bllok teksa çonte djalin në kopësht ka trazuar jo pak edhe ujërat e politikës.

Opozita e drejtoi gishtin nga kryeministri Edi Rama si ideator të sulmit të paprecedentë, teksa mazhoranca kërkoi vetëpërmbajtje dhe pritjen e konkluzioneve hetimore.

Edhe mministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me sulmin ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi. Ky i fundit njihet edhe si një prej avokatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha në çështjen e tij me drejtësinë lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Ministri i Brendshëm thekson se Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe se ka komunikuar me mjekët e kolegët e Sokol Mëngjesit, teksa akuzoi Opozitën se “nga penxherja e katit të tetë (i referohet banesës së Berishës), u hodh kazan me helm për publikun”.

Reagimi i Ballës:

“Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, zotit Sokol Mëngjesi. Ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit, e cila tanimë ka identifikuar njërin prej të tre autorëve dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve.

Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falenderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes. Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit. Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor!”. /ZOOM.AL/