zoom

Aktualitet

Sapo kishte lënë fëmijën në kopsht kur autorët i bënë pritë, detaje nga dhunimi i Sokol Mëngjesit

Avokati Sokol Mëngjesi sapo kishte lënë fëmijën në kopsht kur persona të persona të paidentifikuar i kanë bërë pritë dhe e kanë dhunuar.

Mësohet se ata e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.

Avokati i Sali Berishës po i nënshtrohet ekzaminimeve në spital dhe ende s’ka bërë deklarimet e tij.

Dyshohet se autorët kanë qenë tre persona, por ende nuk janë identifikuar nga policia.

Ngjarja raportojet se ka ndodhur për çështje pronësie, megjithatë ende s’është konfirmuar zyrtarisht.

Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit:

Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është normale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.