Aplikacion
Partia Socialiste ishte e unifikuar në qëndrim, ku të gjithë deputetët votuan pro, përveç Mimi Kodhelit dhe Lavdrim Krashit që nuk ishin në sallë.
Kundër projektrezolutës votoi Agron Shehaj dhe Dashnor Sula, ndërsa deputetët e tjerë të opozitës nuk morën pjesë në votim.
Menjëherë pas miratimit ka reaguar deputeti demokrat Dashnor Sula, i cili e ka cilësuar këtë “një skenar ogurzi të pengimit të drejtësisë së pavarur”.
Me miratimin e aktit, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të dërgojë për miratim në parlament projektvendimin për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar.
Projektrezoluta antikorrupsion e propozuar nga maxhoranca është shoqëruar me debate në Kuvend. Opozitarët e quajnë fyese nga maxhoranca këtë projektrezolutë, pasi sipas tyre të korruptuarit nuk mund të luftojnë korrupsionin.
Eksponentë të maxhorancës nga ana tjetër akuzuan opozitën se janë kundër luftës ndaj korrupsionit.
Më herët nga Foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama, ftoi deputetët e opozitës që të votonin draftin e rezolutës antikorrupsion, duke thënë se është e domosdoshme për të mbështetur anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë