zoom

Aktualitet

Masakroi gruan me thikë pas sherrit, Gjykata lë në burg 52-vjeçarin: Nuk doja, por…

Gjykata e Tiranës vendosi të linte sot në masën “arrest me burg”, 52-vjeçarin Jakup Shahu, i cili akuzohet se plagosi me thikë në qafë dhe trup bashkëshorten e tij, pas një sherri të radhës në familje.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në Tiranë, ku e plagosur mbeti Edlira Shahu. 52-vjeçari tha para togave të zeza se ishte penduar për krimin në fjalë. “Nuk doja ta qëlloja, por u nxeha. E qëllova në debat e sipër”, mësohet të jetë shprehur ai në gjykatë.

Bëhet me dije se gruaja, sipas informacioneve që dha edhe prokurori i çështjes, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, për shkak të 3 goditjeve që ka marrë me thikë. 52-vjeçari ka qenë i dënuar edhe me herët për vrasje. /ZOOM.AL/