zoom

Aktualitet

VIDEO/ Në SPAK edhe kryebashkiaku i Libohovës, GJKKO nis procesin për ish-komisarin Leonard Hide

GJKKO dhe SPAK thirrën përsëri për paraqitjen e radhës edhe Leonard Hiden, kryebashkiakun aktual socialist të Libohovës, ish-shef policie para se të futej në politikë, ndaj të cilit është hapur proces për shpërdorim detyre në gjendje të lirë dhe është marrë i pandehur jo për funksionin që ushtron.

Kryebashkiaku u pa sot në seancën paraprake në Gjykatën e Posaçme. Kjo seancë përcakton vijimin e mëtejshëm, nëse gjyqi do hapet në themel apo dosja i rikthehet Prokurorisë, ose pushohet direkt.

Ai akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, në kohën kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës.

Hide dyshohet se në kohën qe ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës, ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike. /ZOOM.AL/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)