zoom

Bota

Tërmet i fortë në Napoli, lëkundjet më të fuqishme të 40 viteve të fundit

Napoli u lëkund mbrëmjen e kësaj të hëne nga një tërmet i fortë.

Lëkundjet sizmike u ndjenë të njëpasnjëshme në zonën e Campi Flegrei, e para me magnitudë 3.5 dhe e dyta e magnitudës 4.4 të shkallës Rihter.

Sipas autoriteteve italiane, ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në zonë në 40 vitet e fundit.

Nga raportimet e para, në disa ndërtesa ka çarje muresh dhe rënie kornizash, ndërsa njerëzit e përfshirë nga paniku kanë lënë shtëpitë e tyre.

Bashkia fton qytetarët të ruajnë qetësinë, ndërsa njofton se hekurudhat e shkollat në Pozzuoli ​​do të qëndrojnë të mbyllura të martën më 21 maj.