Aplikacion
Akuza lëshohet nga gazetarja e kronikës Anila Hoxha, që i referohet dëshmisë së një personi të dënuar për drogë dhe neglizhencën e institucioneve.
Ajo hedh dyshime për pasivitetin e organeve ligjzbatuese, teksa kujton edhe një tjetër rast kokaine, ku të implikuar ka pasur edhe oficerë policie, në Tiranë. Më poshte postimi i plotë i saj.
Postimi i Anila Hoxhës:
Mbasi studiova dosjen e radhës me vrasës hakmarrës, trafikantë, ish-deputetë dhe shefa policie, kthej kokën pas tek raportimet e mia.
Jo shumë larg në kohë, në emisionin “Exclusive”, investigova rrjetet e shpërndarjes së drogës në Shqipëri. Për personazhin u kujdesa që edhe gjatë intervistës bruto (në rast se nisnin hetimet për ta identifikuar, pra për të mos e vrarë kush), e filmova me një kapuç ngjyrë mavi. Ai sa kishte dalë nga burgu dhe duke më rrëfyer se si funksiononte shpërndarja e kokainës, mes të tjerash tha “shefat e policisë e vodhën drogën dhe raportuan një ngarkesë minimale të bllokuar”.
Prita hetim ndaj ndonjë shefi atëherë, por përkundrazi shefat e zellshëm bënë reprezalje dhe investigim të thelluar për të zbuluar se cilët ishin “armiqtë”. Më vonë kokaina u vodh edhe në periferi të Tiranës. U tha se ndër të dyshuarit ishte edhe një oficer i RENEA-s. Disa e ekspozuan si biznesmen.
Gjatë 2018-2019-2020 … Policia e prokuroria?
Mbanin sekret nga gazetarët, por u jepnin informacion në kohë rekord kriminelëve, për targat, kë shoqërojnë, a ka gjurmë nga hedhja në erë e një shtetasi për të cilin shprehen “do ta dërgojmë në fluturim”, e të tjera. Ka shumë të tjerë që nuk duhet ta mbajnë një minutë uniformën e shenjtë të policit.
Apo të pretendojnë se janë prokurorë, gjasme biznesmenë, gjasme punonjës institucionesh. Vetëm kjo e kthen besimin në ligj dhe në shtet!”. /ZOOM.AL/