zoom

Bota

Vdes presidenti Raisi, pamjet nga vendi ku u rrëzua helikopteri! Asnjë i mbijetuar

Mediat iraniane kanë konfirmuar vdekjen e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi në moshën 63-vjeçare, dhe ministrit të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian pasi  helikopteri ku udhëtonin u aksidentuan në provincën malore të Azerbajxhanit Lindor.

Media shtetërore iraniane Press TV raportuan se të gjithë personat në bord humbën jetën.

“Presidenti Raisi, ministri i jashtëm dhe të gjithë pasagjerët në helikopter u vdiqën në aksident”, tha zyrtari për Reuters, duke kërkuar të mos përmendet emri për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Ndërkohë janë publikuar pamjet nga vendi i aksidentit ku duken rrënojat e helikopterit.

Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, Pir-Hossein Kolivand, tha më herët të hënën se nuk kishte shenja jete të atyre që udhëtonin në bordin e helikopterit.

Helikopteri me nëntë persona u përplas gjatë një mjegulle të dendur ndërsa kthehej nga një udhëtim në kufirin Iran-Azerbajxhan, thanë zyrtarët iranianë të dielën.

Pas aksidentit nisi operacion kërkim-shpëtimi prej disa orësh me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Turqisë, ndër të tjera, por ekuipazhet e emergjencës u penguan nga mjegulla dhe temperaturat në rënie.