Në tregun valutor vendas, dollari amerikan blihet 103 lekë dhe shitet 103.8 lekë. Euro blihet 122.2 lekë dhe shitet 122.8 lekë ndërsa franga zvicerane blihet 112.3 lekë dhe shitet 113.3 lekë.
Paundi britanik blihet me 142.4 lekë dhe shitet 143.4 lekë.
Në krahasim me një ditë më parë dollari nuk ka ndryshuar vlera. Euro ka një rritje të lehtë, ashtu sikurse franga. Ndërsa paundi britanik ka një renie të lehtë në shitje.