Aplikacion
Ajo u dhunua e u abuzua vazhdimisht nga bashkëshorti i saj, Eduard Danaj deri në momentin që ky i fundit e masakroi me thikë në Athinë.
Ata ishin shpërngulur në kryeqytetin grek për një jetë më mirë në moshën 19-vjeçare, vetëm dy vite pasi kishin nisur marrëdhënien e tyre.
Shqiptarja Enkelejda Danaj e kishte denoncuar bashkëshortin para autoriteteve greke, duke pranuar se ata nuk kanë shkuar kurrë mirë me njëri-tjetrin.
Denoncimi i saj i fundit ishte më 7 maj.
Ajo ka deklaruar më 7 maj në polici se ish-bashkëshorti e ka vëzhguar prej një jave me makinë jashtë shtëpisë së saj. Enkelejda ka deklaruar se iu afrua dhe i tha se çfarë bën këtu, po ai e ka rrahur dhe duke i thënë se do ta djegë.
Dëshmia e Eduard Danajt
Vetë Eduard Danaj ka deklaruar para grupit hetimor pas arrestimit për ngjarjen e rëndë arsyen pse e vrau Enkelejdën.
Ai tha se nuk duronte dot që bashkëshortja e tij e tradhtonte dhe postonte foto në rrjetet sociale me të dashurin e saj.
‘Nuk durova ta shihja të dashurin e saj. Ai po ngiste makinën time dhe unë punoja dy punë. E mendova me shumë kujdes dhe vendosa që një natë më parë. E dija se sa orë shkon ajo në dyqanin ku punon dhe pa humbur kohë mora një thikë nga shtëpia dhe shkova në vendin ku e dija se do të shkonte në punë. Sapo e pashë që po vinte, iu afrova i thashë “çfarë ka ndodhur, a je mirë, të ngjitemi në shtëpi” dhe ajo m’u përgjigj “nuk kemi punë të shkojmë në shtëpi”. Këto ishin fjalët e saj të fundit, kur u sulmua e thikë deri kur e ka lënë të vdekur në vend. Pastaj u largova nga atje në këmbë, shkova për dy orë për të fjetur në një hotel dhe kur u largova atje kërkova alkool dhe fillova të endem nëpër rrugë”, tha ai.
Kaos në Korenë e Jugut/ Presidenti ndërron mendje: Do tërheq vendimin për shpalljen e luftës