zoom

Aktualitet

Vrau policin/ Me antiplumb dhe i rrethuar, Mernicën s’e merr përsipër asnjë avokat në masë (FOTOT)

Gjykata e Fierit është blinduar sot pasdite nga forca të shumta të policisë, teksa pritet të zhvillohet masa e sigurisë për vrasjen e policit Novruz Cenalia, të hënën e 13 majit.

Autori i dyshuar, Azgan allias Asllan Mernica u vetëdorëzua pas tre ditësh kërkime dhe deklaroi se krimi ndodhi në gjaknxehtësi pasi efektivi e shau për ecjen me shpejtësi dhe e qëlloi nga pas shpine në kokë.

E ndërsa pritej të niste seanca me dyer të mbyllura, u mësua se Mernica nuk ishte marrë përsipër nga asnjë avokat për t’u mbrojtur. Dhe sipas Procedurës Penale, Gjykata cakton një avokat shteti.

I veshur me jelek antiplumb, Mërnica është transportuar drejt Gjykatës së Fierit nën masë të rrepta sigurie. Ai është shoqëruar nga furgonë policie, për t’iu paraprirë çdo situate të mundshme.

Gjyqtare e çështjes është Dajana Ndrea ndërsa akuza përfaqësohej nga Denis Hyka. Avokat mbrojtës i të pandehurit Azgan Mërnica ka qenë Xhevair Morina.

Mernica ka mbajtu qëndrim të ftohtë, duke thënë se nuk ishte bërë pishman. Ai ka qenë me nënën e tij në makinë kur sipas hetimeve të deritanishme, për shkak të një sherri të çastit, 23-vjeçari, që ka të dënuar për vrasje babanë dhe vëllanë njëkohësisht, zbriti nga mjeti dhe vrau efektivin 28-vjeçar.

Cenalia, i martuar vetëm një muaj më parë, po shkonte të merrte turnin te reparti “Shqiponja” në ato momente.

Ai i ka kërkuar llogari Mernicës pse ecte me shpejtësi duke rrezikuar njerëzit, por kjo s’u prit mirë nga i riu. Hetuesit po verifikojnë nëse pas ngjarjes së rëndë ka motive më të forta, si hakmarrja apo detyra./ZOOM.AL/

Postime të lidhura