zoom

Bota

Shkencëtarët zgjidhin misterin e piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët besojnë se mund të kenë zgjidhur misterin se si 31 piramida, përfshirë kompleksin me famë botërore të Gizës, u ndërtuan në Egjipt më shumë se 4000 vjet më parë.

Një ekip hulumtues nga Universiteti i Karolinës së Veriut Wilmington ka zbuluar se piramidat ka të ngjarë të jenë ndërtuar përgjatë një dege të lashtë të lumit Nil, e cila tani është e fshehur nën shkretëtirë dhe tokë bujqësore.

Për shumë vite, arkeologët kanë menduar se egjiptianët e lashtë duhet të kenë përdorur një rrugë ujore aty pranë për të transportuar materiale të tilla si blloqet e gurit të nevojshëm për të ndërtuar piramidat në lumë.

Por deri më tani, “askush nuk ishte i sigurt për vendndodhjen, formën, madhësinë ose afërsinë e kësaj mega ujore me vendndodhjen aktuale të piramidave”, sipas një prej autorëve të studimit, Prof Eman Ghoneim.

Në një përpjekje ndër-kontinentale, grupi i studiuesve përdori imazhe satelitore me radar, harta historike, studime gjeofizike dhe bërthama të sedimentit (një teknikë e përdorur nga arkeologët për të gjetur prova nga mostrat) për të hartuar degën e lumit – që ata besojnë se është “varrosur” nga thatësira e mëde  dhe stuhi rëre mijëra vjet më parë.

Ekipi ishte në gjendje të “depërtonte në sipërfaqen e rërës dhe të prodhonte imazhe të veçorive të fshehura” duke përdorur teknologjinë e radarit, thuhet në studimin e publikuar në revistën Nature.

Midis këtyre veçorive ishin lumenj të varrosur dhe struktura të lashta që rrjedhin në ultësirën e vendit ku shtrihet shumica dërrmuese e piramidave të Egjiptit të Lashtë, tha Prof Ghoneim.

Ekipi zbuloi se dega e lumit, e quajtur Ahramat, me “ahramat” që do të thotë piramida në arabisht,  ishte afërsisht 64 km  e gjatë dhe rreth 200-700 m e gjerë.

Dhe kufizohej me 31 piramida, të cilat u ndërtuan midis 4700 dhe 3700 vjet më parë.