Aplikacion
Milionat janë shpenzuar për të censuruar dhe për të mbajtur në errësirë amerikanët duke ndryshuar panoramën mediatike në vend.
Në një raport të ri të grupit konservator MRC thuhet se Soros dha plot 80 milionë dollarë për një grup mediatik të quajtur Free Press, që kishte për qëllim të bënte presion mbi platformat e mëdha të medieve sociale për të censuruar përmbajtjen në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të këtij viti.
Redaktori i MRC, Joseph Vazquez, raportoi se grupi mediatik i financuar nga Soros “është në krye të një nxitje të re për të kufizuar fjalën e lirë në internet”, duke treguar një deklaratë të fundit për shtyp si provë.
Muajin e kaluar, Free Press u mburr me një letër që u kërkonte drejtuesve në Discord, Google, Instagram, Meta, Pinterest, Reddit, Rumble, Snap, TikTok, Twitch, Twitter dhe YouTube për t’i mbajtur platformat online “të sigurta dhe të shëndetshme” në vitin 2024 përmes gjashtë ndërhyrheve “të veçanta”.
Letra është nënshkruar nga “200 organizata të shoqërisë civile, studiues dhe gazetarë”, sipas Free Press.
MRC zbuloi se ‘të paktën 45 prej nënshkruesve i kanë mbushur arkat e tyre me para të Sorosit në shumën e madhe prej 80,757,329 dollarësh vetëm midis viteve 2016 dhe 2022”.
Zbulohen dy moderatorët e Festivalit të Këngës! Prezantuesja rikthehet në ekran pas shumë vitesh