zoom

Ekonomi

Minatorët përsëri protestë para Parlamentit, i zënë rrugën deputetit Erjon Braçe: Pension qesharak!

Minatorët janë mbledhur sërish sot para Kuvendit, ku po protestojnë për pensionet dhe statusin e tyre, duke i kërkuar zgjidhje politikës nëpërmjet sensibilizimit dhe tubimeve.

Teksa parashtruan kërkesat e tyre, me thirrje dhe mesazhe përmes pankartave, minatorë dhe ish-minatorë kanë ndaluar deputetin socialist, Erion Braçe. Ky i fundit i ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.

“Pensioni ynë nuk duhet të jetë nën 700 mijë lekë. Marrim pension qesharak.”, dëgjohet teksa thotë një prej minatorëve. Ndërkohë Braçe ka bashkëbiseduar me ta mbi kërkesat në fjalë.

Kjo nuk është hera e parë kur minatorët protestojnë para Kuvendit për pensionet dhe statutin e tyre. Javën e kaluar ata tentuan të hynin në ambientet e Kuvendit, teksa mbahej edhe seanca. /ZOOM.AL/