zoom

Aktualitet

Pushimet kthehen në tragjedi! Mbytet në plazhin e Tales pushuesi nga Kosova

Pushimet janë kthyer në tragjedi për një tjetër familje. Një pushues nga Kosova është mbytur paraditen e sotme në plazhin e Tales në Lezhë.

Policia njofton se “rreth orës 12:05 , në plazhin e Tales është mbytur në det shtetasi Z.Z.,rreth 77 vjeç, banues në Kosovë”.

Kujtojmë se që prej nisjes së sezonit turistik janë regjistruar disa humbje jete. Më e fundit dje, ku u mbyt një pushues nga Serbia.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Postime të lidhura