Aplikacion
U njoftua gjithashtu edhe se tubimi i radhës do të mbahet të martën tjetër në orën 11:00.
Protestuesit hoqën gardhin metalik, por se ata nuk arritën të depërtonin në ambientet e brendshme të Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu hodhën tymuese, molotov, vezë, fruta dhe perime ndaj godinës. Ata kërkojnë hetimin dhe dorëheqjen e Erjon Veliajt.
Pasi largohen protestuesit, në vendngjarje arrijnë edhe hetuesit, për të hetuar atë që ka ndodhur. Shumë agjentë kanë këqyryr dhe filmuar të gjithë protestën nga afër, teksa priten procedime dhe arrestime. /ZOOM.AL/