Aplikacion
Vendimi është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Mësohet se Asllani nuk ka plotësuar kriteret, duke ngecur kështu në rrjetën e Vettingut, për pasurinë dhe karrierën.
Prokurori ishte i pranishëm në sallë kur u njoh me vendimin e KPK-së.
Deri tani procesi i Vettingut rezulton se ka shkarkuar mbi 60 % të magjistratëve dhe verifikimet ndodhen në fund të tyre. Rreth 100 magjistratë, prokurorë e gjyqtarë u dorëhoqen para ose gjatë procesit.
Një pjesë e të shkarkuarve e kanë dërguar çështjen në Strasburg, pasi disa anëtarë të KPA rezultuan me probleme në garën e kandidimit, duke falsifikuar dhe fshehur të dhënat. Një prej tyre ishte edhe ish-anëtari i KPA, Luan Daci. Strasburgu i dha të drejtë ish-prokurores Antoneta Sevdari, e cila tashmë është rikthyer në detyrë pas 4 vitesh beteje juridike. KPA ndryshoi vendimin ndaj saj dhe la në fuqi KPK, me konfirmim. /ZOOM.AL/