Aplikacion
“Sonte udhëtoj në Nju Jork, sepse dikush duhet të përgjigjet ndaj atyre që do të akuzojnë serbët se janë njerëz që kryejnë gjenocid”, ka deklaruar Vuçiq, raporton REL. Ndërsa, pjesëmarrjen në këtë samit tashmë e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Disa ditë më parë, “Gazeta Express” e ka sjellë ekskluzivisht agjendën e Samitit Rajonal të liderëve që do të mbahet më 15 dhe 16 maj në Kotor të Malit të Zi. Nga Kosova, përveç Kurtit në Samit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi si dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Pjesëmarrës pritet të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley si dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Jim O’Brien. /ZOOM.AL/