zoom

Të gjitha

Rama i bën të fala Mitsotakis dhe mbyll takimin me një përqafim me Lindën

Kryeministri Edi Rama e mbylli takimin e tij me emigrantët shqiptarë në Athinë me disa vargje të Naim Frashërit, dedikuar kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Edhe pse ky i fundit nuk e priti dhe nuk e takoi, duke deklaruar se ky nuk është momenti më i mirë për takime të tilla për shkak të marrëdhënieve shqiptaro-greke për çështjen “Beleri”, Rama i bëri thirrje për harmoni e paqe.

“Në emrin tuaj dua ti lë një pusullë mikut tim të zgjedhur nga populli i këtij vendi, Mitsotakis. I dashur Kyriakos në vitin 1886 poeti ynë Naim Farshëri shkruajti në greqisht vjershën e tij, dëshira e vërtetë e shqiptarëve, duam me të gjithë fqinj sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, me rend dhe paqe, le të mos bëhemi armiq e të mos zihemi mjaftojnë tiranitë që kemi kaluar, është koha e miqësisë dhe lirisë, shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë, rroftë Shqipëria, rroftë Europa demokratike.

Zoti i bekoftë shqiptarët dhe vëllezërit e tyre grekë dhe haptë një faqe të re vëllazërie, rendi europaian dhe paqeje me prosperitet mes Greqisë dhe Shqipërisë”, tha Edi Rama.

Në mbyllje të fjalës, Rama përqafoi bashkëshorten e tij, Lindën, në skenë dhe u ul në gjunjë për të falenderuar shqiptarët për duartrokitjet dhe brohorimat.