Aplikacion
Pista ku po hetohet është ajo e vetëvrasjes në kushte të rënduara psikologjike për shkak të dhunës dhe tradhtisë që Alma kishte zbuluar.
Kafenë e fundit në ditën e tragjedisë Alma e konsumoi me kunatën e saj, e cila ka deklaruar se gjatë qëndrimit bashkë, nuk i ka lënë përshtypje se do të kryente aktin ekstrem, por i ka thënë se po ikte në Durrës me vëllanë.
Mirëpo gazetarja Anila Hoxha tha në “Top Story” se ka dyshime nga grupi hetimor se kunata nuk është treguar e sinqertë.
“Personi kyç në këtë histori është kunata, gruaja e cila ndahet në takimin e fundit, ka dyshime se nuk është e sinqertë, çfarë kanë diskutuar realisht gratë me njëra tjetren, ka dyshime grupi hetimor, se kanë indicet e tyre, gjatë 2 orëve ka patjetër diçka që është thënë e cila ka qenë pika që mbushi gotën, kunata është nën hetim në gjendje të lirë. Një grua e tretë që është historia jashtëmartesore e cila kishte 7 muaj, grupi hetimor vendosi ta pyesë në një moment tjetër sepse ndodhet në një gjendje të rëndua”, tha Anila Hoxha.