Aplikacion
Ai ka reaguar në lidhje me deklaratën e krerëve të komuniteteve fetare, se nuk janë thirrur në një debat në lidhje me këtë çështje, duke u thënë të mos shqetësohen sepse populli shqiptar nuk do të lejojë miratimin e një ligji të tillë.
Meta tha se kushdo që përpiqet të kthejë vendin tonë në një fermë surrogacie, do të çuditet nga përgjigje që do të marrë nga shqiptarët. Ai ka lënë porosi për anëtarët e partisë që të jenë sa më aktivë në rrjetet sociale, për të përçuar mesazhin dhe programin e partisë.
“Krerët e besimeve fetare: Jini të qetë. Për ne tentativa për të shndërruar këtë vend në një fermë laboratorike të internacionales surrogate do marrë përgjigje të merituar. Agresioni i 7 prillit nuk është asgjë para kësaj. Tashmë ne e kemi përgjigjen me 5 prioritetet. Nëse kujtojnë se gjaku i shqiptarëve është bërë ujë, do të çuditen edhe vetë kudo janë për përgjigjen që do t’u japë populli i lirisë dhe dinjitetit. Nuk kemi moshë për të dalë me tanga”, tha ai.
Meta theksoi se Internacionalja e Surrogatëve do të hidhet në Lanë nga shqiptarët. Ai tha se shqiptarët do i dalin zot vendit, duke shtuar se Shqipëria e ka të ardhmen të sigurt në BE.
“Do ta hedhim në Lanë Internacionalen e Surrogatëve. Shqiptarët në Lanë do i hedhin të gjithë surrogatët. Nuk kemi ne vajza e gra këtu, ne i kemi për familjet shqiptare, për vendin tonë, për kombin tonë, që t’i dalim zot vendit. Edhe zot vendit do i dalim dhe në BE do të integrohemi. RMV hodhi surrogatët në Vardar, ne do i hedhim në Lanë”, tha ish-presidenti. /ZOOM.AL/
“Kalova në depresion për një plehrë”/ Fjolla Morina për Fisnik Sylën: Kurrë nuk ia bëj hallall