Aplikacion
Ka një problem nëse do ta kishim SPAK të krijuar në 2017 jam i bindur se kjo Amnisti nuk do të kishte kaluar në Kuvend, sepse me standartet e SPAK simbole të korrupsionit dhe zyrtarë të lartë që më kërkojnë mua sot interpelancë do të ishin në burg. Ju liruat 40 banditë…Ke qenë ministër asokohe. Vitin e mbaj mend tamam, shko dhe pyet Berishën se ai i di mirë datat. Dilni këtu dhe jepni emra!
Alibeaj: Urime Ulsi, je përmirësuar! Paske liruar 8, 18, 26, 46. Ndryshe nga ç’betoheshe një muaj më parë. Së dyti e patë që nuk mbajti asgjë për vete. Tha e votuat ju e mbani për vete. E kemi peshqesh nga bashkimi një muaj më parë. Nëse do të bëhej në 2017 nuk do e votoje se do ishe te 313-a. E mban mend dosjen “184” e Dibrës?
Kam kërkuar nga SPAK dhe do t’i marr për të kuptuar të vërtetën për Amnistinë. Gënjeshtra e amnistisë u shkëput si maska nga fytyra e Ulsiut dhe atyre që e votuan, SPAK demaskoi qeveritarët sepse 100 të dënuar nga GJKKO përfituan.
Manja: Je shumë rëndë, se si jurist e thashë në seancën tjetër, Por edhe si njeri. Si vë dorën në zemër e të qan zemra për viktimat e drejtësisë, kur në komision the dua amnisti për ata që i prenë gishtat polices? Tani bën moral. Ç’është ky budallallëk këtu. Ti je i pakënaqur si njeri me veten. Kur nuk u kënaqë as kur të bëri ministër Berisha… /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet