Aplikacion
Pamjet filmike, të sekuestruara nga grupi hetimor, tregojnë Almën pasi është ngritur nga kafja me kunatën e saj, që ecën drejt Urës së Bunës.
Për veprimin e fundit të Alma Arrazit grupi hetimor nuk ka material filmik sepse zona nuk është e mbuluar me kamera.
Gjithçka, sipas prokurorisë, ka ndodhur rreth orës 20.00.
“Nga të dhënat e hetimit deri në këtë fazë, ka rezultuar se më datë 3 Maj 2024, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Shkodër është paraqitur shtetasi Ergdys Arrazi, i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij shtetases Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur.
Nga deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, del se më datë 2 Maj 2024, pasdite, shtetasja Alma Arrazi, bashkë me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën, shtetasen V.P., në lagjen ‘Iliria’ Shkodër.
Aty ku kanë qëndruar për rreth dy orë dhe nga ku më pas mësohet se Alma Arrazi, i ka thënë kunatës se do ta merrte vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një javë tek shtëpia e tij që të qetësohej.
Nga administrimi i pamjeve filmike, pasi është ndarë nga kunata, Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te ‘Ura e Bunës’ së vjetër, në drejtim të ‘Kishës së Zojës’, Shkodër. Ndërkohë që dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 2 maj 2024”, sqaron prokuroria.