Aplikacion
Aksioni është zhvilluar në rrugën nacionale 165, që lidh Nantes (Lorie-Atlantique) me Vannes (Morbihan). Drejtuesi i mjetit u shfaq nervoz gjatë procedurave dhe oficerët dyshuan.
Pranë Sant-Etienne-de-Montluc, në Loire Atlantique, oficerët e doganës ndaluan një automjet tip “Golf”, që vinte nga jugu i Francës.
Brenda mjetit u gjetën të fshehura 8 kg kokainë dhe një sasi poleni cannabis. Në pranga ra drejtuesi i mjetit, shtetas shqiptar 22 vjeç, i cili kishte destinacion rajonin e Lorientit dhe emri i tij nuk u publikua. teksa po hetohet origjina e mallit, furnizuesit dhe rrjeti i narkotrafikut. /ZOOM.AL/