Britney Spears është përfshirë në një sherr të madh me të dashurin e saj të mërkurën mbrëma.
Britney shkoi në Chateau Marmont me të dashurin Paul Soliz dhe një person telefonoi policinë, duke pretenduar se një grua që përputhej me përshkrimin e këngëtares po kërcënonte punonjësit dhe klientët e hotelit.Oficerët u shfaqën pak pas orës 22:30, por nuk panë shenja telashesh dhe u larguan.
Por Britney dhe Paul shkuan në një dhomë hoteli rreth orës 23:00, ku vazhduan të festonin dhe të pinin.Ndërsa ata ishin në dhomë, u përfshinë në një sherr të madh, ku mësohet se ka pasur edhe dhunë, sipas burimeve, dhe Britney ka lënduar këmbën e saj.
Ylli i popit po bërtiste dhe ishte “jashtë kontrollit” në korridorin e suitës së saj dhe disa klientë menduan se ajo po kalonte një krizë mendore, kështu që telefonuan ambulancën.Mjekët mbërritën rreth orës 00:40 të mëngjesit. Ata kontaktuan me Britneyn, e cila po dilte nga hoteli me një jastëk dhe batanije të mbështjellë rreth saj. Ajo duke duke qarë, por nuk hyri në ambulancë dhe u largua me sigurinë e saj … dhe pa Paul.