zoom

Aktualitet

Policët e repartit “Shqiponja” përfshihen në aksident gjatë shërbimit. Makina bie në Lanë, plagosen

Një aksident dramatik ka ndodhur mëngjesin e sotëm te ura e Shkozës, ku një punonjës i “Shqiponjave” duke drejtuar automjetin e shërbimit Patrullë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin.

Si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Nga hetimet paraprake mësohet se drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 06:15, te ura e Shkozës, punonjësi i policisë i Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thanë burime zyrtare.

Efektivët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, teksa pritet edhe ekspertiza auto-teknike. /ZOOM.AL/

 

Postime të lidhura