Aplikacion
Me anë të një statusi në faqen zyrtare të klubit, ekipi i Strugës ka bërë zyrtare këtë vendim për të ndërprerë bashkëpunimin me Shpëtim Duron:
FC Struga Trim Lum njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro. Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme.
Me këtë rast, FC Struga falënderon Duron për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin e vendit dhe garat europiane, gjithashtu i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen. /ZOOM.AL/