Aplikacion
Diplomati nënvizoi edhe një herë qëndrimin pro sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të saj. Teksa u pyet nga gazetarët përsa i takon sulmeve të Ilir Metës ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, Gonzato nuk preferoi që të thellohej më tej te ky rast.
Ambasadori nuk e komentoi paraqitjen në SPAK të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por nënvizoi edhe një herë mbështetjen ndaj SPAK-ut.
“Raporti me drejtësinë. Delegacioni i BE pak javë më parë ka dënuar sulmet ndaj drejtësisë që vinin ndaj ish presidentit në adresë të SPAK. Mbështetja jonë ndaj drejtësisë është e palëkundur. Ju folët për diçka të caktuar. Mesazhi është i qartë; Ne i japim një përparësi të madhe reformës në sistemin e drejtësisë, mënyrës se si po tregon ajo me frytet e saj. Duhet të lejojmë që të bëje punën e saj”, tha ai.
Mes të tjerash diplomati apeloi që palët politike, PD dhe PS, të bashkëpunojnë për reformën në drejtësi dhe votën e emigrantëve.
“Shpresoj që maxhoranca dhe opozita të arrijnë mirëkuptim për të vijuar me reformën zgjedhore, për votën e emigrantëve. Ka disa vendime të Gjykatës Kushtetuese që duhet të trajtohen. Nuk mund ta them unë se Diaspora të të drejtë apo jo të votojnë. Por partitë politike duhet të arrijnë konsensus”, tha ai. /ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë