Aplikacion
Policia e Fierit njoftoi se finalizoi operacionin e koduar “Sharp”, për kapjen e një 31-vjeçari të shpallur në kërkim për vrasjen e Florian Selimit (foto kryesore), i dënuar me 19 vjet burgim në mungesë.
“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Sharp”, si rezultat i të cilit u kap shtetasi i shpallur në kërkim Sadri Selaci, 31 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 06.07.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 19 vjet burgim, për veprën penale “vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim”, njoftoi policia vendore.
Sipas dosjes hetimore, më datë 11 gusht 2019, në vendin e quajtur “Ura e Zharrës”, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin K. M., (aktualisht vuan dënimin në IEVP), kanë vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin Florian Selimi, pas një sherri dhe më tej janë arratisur.
Historia dhe dënimi
Më 7 korrik të vitit të kaluar, gjykata njoftoi se me 38 vite burg në total janë dënuar dy autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Florian Selimi në Fier, ngjarje e ndodhur më 11 Gusht 2019. Kiri Mernica është dënuar me 19 vite burg për vrasjenë bashkëpunim. Edhe Sadri Selaci është dënuar gjithashtu me 19 vite burgim, për të njëjtën vepër penale.
Vendimi u mor nga Gjykata e Fierit, me trupë gjykuese Alfred Konomin kryesues dhe anëtaret Olkeda Lice dhe Sonila Hoxha. Florian Selimi u gjet i vrarë në fshatin Sulaj. Ai ishte goditur me thikë dhe trupi i tij ishte hedhur në një kanal.
Nëna e të ndjerit, Dukate Selimi, kishte denoncuar faktin se si po tentohej të manipulohej vrasja e djalit të saj dhe fajtorë të liroheshin nga akuzat. /ZOOM.AL/
Sherr mes të rinjve, 4 persona përfundojnë në spital, dy prej tyre të plagosur me sende të forta