Aplikacion
Që të mos kemi asnjë iluzion,as te parimet e as tek denoncimet e skandaleve.
Le të supozojmë për një moment se SPAK arreston Erionin dhe Olsin.
Ai që sundon prap do dalë e do thotë që “qeveria ime është reformatore dhe spyet për askënd”… Prap ai fiton sepse delet gëzojnë me këlysh ujqërisht të arrestuar.
Ai tashmë e njeh veten për bari të deleve që sundon.
Ai nuk ka as parim, as ekip, as familje.
Ai s’mban përgjegjësi për askënd.
Jo për bashkëpunëtorët politikë, po as për familjen e tij. Ai s’mban përgjegjësi.
Të gjithë hanë “kumbulla e dardha pas kurrizit”. Me këtë llogjikë ka sunduar qetësisht Enver Hoxha. Po sundon po kaq qetësisht edhe ky.
Një i papërgjegjshëm ka hipur në krye dhe sundon.
Ky është niveli i monstruozitetit politik që e sundon Shqipërinë.
Asnjë iluzion. As pas denoncimeve të mediave të huaja…
Ai ose shporret nga populli Shqiptar, ose sundon qetësisht deri në vdekje
“Dhoma ku thurje ëndrrat do të jetë strehë”/ Prindërit e Martinit publikojnë letrën prekëse