Aplikacion
“Me tollonin mirë jeni? Dua të më bëni një nder të vogël, e dua edhe nga policët, të lëshojmë një klithme që të shkojë deri tek kryeministria. Rroftë teatri. Arkitekti italian që ka bërë këtë Tiranën e bukur ka thënë që Tirana do jetë një nga kryeqytetet e bukura të Evropës sepse ka mal. Më gjeni ku është mali? Ky krimineli e zhduku Dajtin. Mua më pëlqejnë shprehjet popullore. Fshati digjet dhe kurva krihet. Gjejeni vetë kush është kurva. Të ngrihemi të gjithë djem dhe pleq”, tha aktori.
Kurse regjisori dhe aktori Edmond Budina, i është bashkuar protestës para Bashkisë së Tiranës, ku ka bërë thirrje për aksion më të madh deri në mosbindje civile.
“Nuk ka opinion ambasadash që ta në pengojë, jemi ne që e vuajmë ne në kurriz. Unë mendoj se koha e fjalëve ka mbaruar, duhet aksion i madh, mosbindje civile. Mbyllje dyqanesh, ndalimi i makinave, mbyllja e rrugëve derisa këta të shporren. Kjo e drejtë e jona është qytetari.
Ne nuk do të ndalojmë do të përballemi siç jemi përballur gjithë këto vite. Kam dhe një thirrje për vëllezërit tanë të policisë, mos mendoni dhe mos reagoni kundrejt qytetarëve që mbrojnë dhe të drejtat tuaja. Shikoni sesi funksionin sistemi i drejtësisë, sesi mafiozët pasurohen në kurrizin tuaj. Është detyrë e juaj së bashku me ne t’i shporrim.
Protesta jonë do të vazhdojë dhe të bëhet kombëtare. Duhet e gjithë Shqipëria të vijë këtu dhe ta rrëzojmë këtë më pas të shkojmë te Kryeministria. Të gjithë së bashku, këtu, derisa të fitojmë”, tha Budina. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet