Aplikacion
Sot pritet të mbahet në Bruksel edhe takimi i radhës mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për nxjerrjen nga qarkullimi të dinarit serb.
Ekipi negociator i Kosovës do të udhëhiqet nga Besnik Bislimi ndërsa ai i Kosovës nga Petar Petkoviç. Takimi do të drejtohet nga emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Lajçak të martën ka thënë se është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit.
Në një përmbledhje të aktiviteteve të tij gjatë javës, Lajçak ka thënë se në takimet e fundit me kryenegociatorët kanë arritur që ta ngushtojnë hendekun lidhur me këtë temë. Edhe pse janë zhvilluar pesë takime deri tani, ende nuk është arritur marrëveshje. /ZOOM.AL/